FRIENDS U TAKON TË BARDHËVE

FRIENDS NUK ËSHTË MJAFT DIVERS: Kritikohet seriali i preferuar i gjithë botës

FRIENDS NUK ËSHTË MJAFT DIVERS: Kritikohet seriali i preferuar i gjithë botës

Bashkëkrijuesja e serialit të famshëm amerikan të viteve të 90-ta “Friends”, Marta Kauffman, ka deklaruar se nuk ka bërë mjaftueshëm për promovimin e diversitetit racial në serialin e saj, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Kauffman, e cila së fundmi e ka bashkë-krijuar edhe serialin “Grace and Frankie”, është pyetur në një intervistë virtualë, se cfarë do të donte të dinte kur kishte filluar me “Friends”.

Marta Kauffman

“Do doja të dija atëherë atë që e di tani. Do të merrja vendime shumë më ndryshe”, ka thënë ajo.

Pavarësisht suksesit global, seriali “Friends” është kritikuar viteve të fundit për mungesë të diversitetit, madje edhe nga kasta e aktorëve.

Kauffman e ka pranuar se ajo edhe ekipi krijues i serialit Friends, nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta inkurajuar diversitetin në këtë shfaqje televizive që gëzon popullaritet të madh.