Michael Douglas ka frikë se edhe fëmijët do t’i bëhen të varur nga alkooli dhe droga
Aktori ka hapur zemrën për të folur rreth disa veseve të këqija që i ka pasur ndër vite.
Ai foli për herë të parë rreth varësisë prej drogës dhe alkoolit, duke pranuar se frikësohet se gjenet e njëjta mund t’i trashëgojnë fëmijët.
Bëhet fjalë për Micheal Douglasin, i cili më parë ka shkuar dhe për rehabilitim për këto varësi dhe ka dy fëmijë me Catherine Zeta Jones, 18 vjeçarin Dylan dhe vajzën 15 vjeçare Carys, por ka dhe një djalë 39 vjeçar me gruan e mëparshme.
Për The Mirror, ai ka treguar se po bën gjithçka që fëmijët e tij të mos ndjekin të njëjtën rrugë.
“Duhet të jesh i kujdesshëm, në mënyrë që të mësosh për gjenetikën. Varësia i përket të dyja palëve të familjes- prandaj me më të vegjëlit e mi, kujdesem më shumë”, tregoi ai.
Artisti tregoi edhe për eksperiencën që kaloi në një rehabilitim 30 ditor, duke theksuar se sa rëndësi ka ndihma profesionale.
“Isha në rehabilitim në 1991, më shumë nga alkooli por dhe droga ishte pjesë e saj. Humba vëllain tin dhe djali im më i madh kaloi shtatë vjet e gjysmë në një burg federal për një shkelje- por tashmë është mirë”, shtoi ai.