
Gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri përfundon sot (23 qershor) nëse nuk ka një tjetër njoftim zyrtar për zgjatjen e saj.
E për të shënuar këtë ditë dhe si shenjë falënderimi, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncert për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që përgjatë kësaj kohe kanë qenë në frontin e parë të luftës kundër Covid-19, njofton Insajderi.
Koncerti do të organizohet duke respektuar udhëzimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Koncerti i quajtur “Muzikë On” pritet të zgjasë 5 orë (19:00-00:00) dhe do të ndiqet vetëm live në Facebook nga publiku.
Njoftimin zyrtar e bëri përmes një postimi në Instagram edhe kryebashkiaku Veliaj. /Insajderi.com