Fushata në mbështetje të grave, ‘modelet’ shfaqen me vitiligo, shenja strije dhe hixhab

Fushata në mbështetje të grave, ‘modelet’ shfaqen me vitiligo, shenja strije dhe hixhab

Një version ndryshe i manikinëve është krijuar për të treguar se çdo grua meriton të jetë një yll.

Një version ndryshe i manikinëve është krijuar për të treguar se çdo grua meriton të jetë një yll.

“Missguided” krijoi një fushatë me thënien “KEEPONBEINGYOU” që inkurajon njerëzit të përqëndrohen në individualitetin e tyre dhe të mos përpiqen të jenë si gjithë të tjerët.

Por ata shkuan më larg se sa vetëm veshje të bukura dhe interesante dhe vendosën të ndihmojnë gratë të ndihen më të sigurta në dyqanet e tyre dhe mënyra se si ata e bënë atë është e thjeshtë dhe e jashtëzakonshme.

Dhe nuk ka më një arsye për të qenë të trembur se kush jeni.

Fushata e tyre interesante përfshin disa manekinë të pazakontë, të cilët janë shumë të ndryshëm nga maskat me trupa perfektë me të cilët jemi mësuar.

Përkatësisht ato janë  të kundërta me idealin e paarritshëm, por pasqyrojnë atë që gratë e vërteta hasin në jetën e tyre të përditshme.

Ata kanë manekin me vitiligo, shenja strije, madje edhe me hixhab.

Dhe të gjitha këto gjëra janë gjithëpërfshirëse të një bukurie femërore që nuk duhet të fshihet ose që gratë nuk duhet të kenë turp.

Ju nuk keni nevojë të keni lëkurë të bardhë bore, pa rrudha, ose një trup model perfekt për të qenë të bukur dhe të mrekullueshëm.

Fushata po përpiqet t’i mbështesin gratë dhe t’i ndihmojë ato të mos jenë të trembura për trupin e tyre.

Rrudhat dhe çdo shenjë e lindjes i bën ato unike dhe të jenë larg nga turma.