
Futbollisti i njohur shqiptar, Elseid Hysaj, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave italiane për një transferim të mundshëm nga Napoli në Lazio, shkruan Insajderi.
Megjithatë, reprezantuesi i Shqipërisë nuk ka dhënë ende ndonjë koment në lidhje me këtë, gjersa në anën tjetër po e shijon jetën luksoze duke vazhduar postimet e tij në rrjetet sociale.
E një gjë të tillë e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ku ka pozuar në një veturë luksoze të markës “Ferrari”, e që mesa duket është investimi më i fundit i tij.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për këtë veturë, ndonëse ai nuk e ka bërë tërësisht të qartë nëse e ka blerë apo është duke e shfrytëzuar vetëm për fotografi./Insajderi.com