
Futbollisti i njohur shqiptar, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë.
Sadiku sot priti në jetë djalin e tij bashkë me partneren, Elonën, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Luis.
Këtë e bëri të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Mirë se vjen në këtë botë djali im i vogël. Nëna dhe babai të duan ty. Luis Sadiku”, kanë qenë fjalët krahas postimit.
Urimet në komentet e këtij postimi kanë qenë të panumërta, nga miqtë dhe ndjekësit e yllit futbollistik.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë muaj më parë u largua nga futbolli evropian dhe bëri transferimin në kampionatin e Bolivisë.
Deri në atë periudhë, ai ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor. /Insajderi.com