Fyt artificial për ata që kanë humbur zërin

Fyt artificial për ata që kanë humbur zërin

Një fyell artificial që mund të vishet mund t’u japë zë atyre që kanë mbetur pa të, si pasojë e lëndimeve të kordonit të zërit: i vishet qafës si një ”tatuazh” i përkohshëm dhe është i aftë të transformojë lëvizjet e fytit në tinguj, shkruan revista ”Acs Nano”.

Prototipi i bërë është i bazuar në detektorë që matin lëvizjet e lëkurës njerëzore dhe i konvertojnë ato në tinguj. Është si një fyt artificial, i hollë dhe i ngjashëm me ngjyrën e lëkurës, i bërë nga grafeni i përpunuar me lazer.

Studiuesit përdorën ujë për ta lidhur atë në lëkurë dhe e lidhën atë me elektroda në një brez të vogël në krah, i cili përmban një qark, një mikrokoordinator, një përforcues të fuqishëm dhe një dekoder.

Gjatë eksperimentimit, kur vullnetari imitoi lëvizjet e fjalëve me fyt, aparati i shndërroi ato në tingujt e emetuara, si fjalët “Ok” dhe “Jo’’.

Sipas studiuesve, në të ardhmen, memecët mund të trajnohen për të gjeneruar sinjale me grykën e tyre, me qëllim që t’i përkthenin fjalët me anë të këtij instrumenti.