Moderatorja dhe autorja e emisionit “Rudina”, Rudina Magjistari, nisi sezonin e ri televiziv me një tjetër gafë, njofton Insajderi.
Shpesh, gafat dhe gabimet e saj gjatë moderimit janë bërë virale në rrjete sociale, për të cilat edhe vetë Magjistari është e vetëdijshme.
Teksa kishte të ftuar krye-bashkiakun Erion Veliaj, Magjistari, e cilësoi me fat shkollën “Sami Frashëri”, për dy gjëra: që kishte nxënës Veliajn dhe që u shemb nga tërmeti.
Sipas Magjistarit, tashmë, do të duan edhe shkolla të tjera, të kenë të njëjtin fat.
“Shkolla ‘Sami Frashëri’ dy herë me fat, që të ka pasur ty nxënës dhe që u trondit nga tërmeti. Sepse do të kërkojnë të gjitha shkollat tani të bëhen si ‘Sami Frashëri’,”- thotë Magjistari.
Në definicionin ying-yang, në çdo të mirë ka të keqe e anasjelltas, po sa mund të quhet ‘fat’ kur një shkollë shembet nga tërmeti? /Insajderi.com