
Gashi eskaloi gjatë performancës në një festival në Prishtinë.
Pasi, atij dikush aksidentalisht ia kishte larguar qaforen, ai kishte filluar ta fyej fansin.
Ky reagim i tij nuk kaloi lehtë. Disa nga të pranishmit pasi kishin dëgjuar reagimet e ulëta të reperit, kishin filluar të largoheshin menjëherë nga festivali.
Qindra fansa të tjerë kanë filluar të fyejnë Gashin në rrjetet sociale, e disa prej tyre edhe i kanë kërkuar që të mos vijë më në Kosovë./ Insajderi.com