Gashi: “Kisha tri punë dhe prapë isha trokë”

Gashi: “Kisha tri punë dhe prapë isha trokë”

Gashi është një nga artistët, dëshmi e gjallë që puna e përkushtuar të gjuan në rrugën e suksesit.

Është kjo në gjë që ai vazhdon t’i përkujtojë ndjekësve të tij vazhdimisht, ndonëse sot ka publikuar një album të suksesshëm e ka bashkëpunuar me artistë botërore si Sting për këngën “Mama”, njofton Insajderi.

Ai u kthye pas në kohë, për të reflektuar në fillimet e tij të vështira. Artisti ka ndarë në Instagram, një nga videoklipet e tij të para që ka një dekadë që është realizuar.

Aso kohe, ai kujton se po mbante tri vende pune e ndërkohë po ndiqte pasionin e tij në muzikë. Jeta e tij ishte e vështirë dhe shumë e paqëndrueshme financiarisht.

“Po punoja në tri punë kur kam xhiruar këtë video. Dhe sërish isha trokë. Por gjëja më e mirë ishte se nuk u dorëzova… vazhdova përpara”, ka shkruar Gashi në postimin e tij të parë.

Një dekadë më vonë, ai ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Fallon si një artist i arritur. “Kurrë mos u dorëzoni”, është edhe një herë mesazhi i tij për të gjithë ndjekësit. /Insajderi.com

2