Gazetari i BBC përbuzë keq Jonida Maliqin: Kthehu në shtëpi tani

Gazetari i BBC përbuzë keq Jonida Maliqin: Kthehu në shtëpi tani

Pas performimit në natën finale, Jonida Maliqi ka zhgënjyer me pikët e marra duke u renditur kështu e 18-ta.

BBC në një analizë të shkurtër kësaj performance të këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.-thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, – citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith.