Genc Prelvukaj njofton se është prekur nga COVID-19

Genc Prelvukaj njofton se është prekur nga COVID-19

Pavarësisht gjithë kujdesit që ka pasur gati që një vit, Genc Prelvukaj rezultoi pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Dyshimet e para se është infektuar nisën pas disa shqetësimeve shëndetësorë. Duke mos treguar se cilat ishin simptomat e tij, ai tha se më pas iu nënshtrua testit ku rezultoi pozitiv.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me çrast kam rezultuar pozitiv”, shkruan ai.

Paçka se simptomat e tij janë mjaft shqetësuese, COVID-19 është një betejë që ai do të mund sa më parë. /Insajderi.com