Dy shoferë kosovar janë gjobitur nga Policia e Shqipërisë për tejkalim të shpejtësisë, shkruan Insajderi.
Ata ishin duke vozitur me shpejtësi thuajse trefish nga shuma e lejuar.
Makinat ishin duke u drejtuar nga dy kosovarë me rezidencë në Zvicër, të cilët gjithashtu nuk iu bindën urdhrit për t’u ndaluar.
Ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMË-së.
Lidhur më këtë ka reaguar këngëtari, Genc Prelvukaj i cili ka thënë së këta shoferë duhet t’i nënshtrohen testeve mjekësorë që nëse janë normal ose jo.
Ai tha se ironia është se shoferët nga Zvicra atje i nënshtrohen rregullave në përputhje me ligjin atje ndërsa këtu nuk kanë turp fare.
Këngëtari ka pohuar se nëse ata do të provonin të vozitnin kështu në Serbi apo Mal të Zi do të përfundonim ndryshe.
“Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, ka deklaruar ai./Insajderi.com