Genta Ismaili paralajmëron bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare

Genta Ismaili paralajmëron bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare

Kanë qenë të shumtë këngëtarët shqiptarë që kanë realizuar bashkëpunime me reperë ndërkombëtar.

Edhe Genta Ismajli do i shtohet shumë shpejt kësaj liste, pasi ‘Prive’ ka zbuluar që këngëtarja e dashur shqiptare do publikojë shumë shpejt një bashkëpunim me reperin e njohur turk, Ceza.

Këngëtarja bukuroshe do të këndojë pak turqisht dhe pjesën tjetër në shqip. Prodhimi do jetë nga producentë të huaj dhe kënga pritet të dalë muajin e ardhshëm. Reperi në fjalë është i njohur në Turqi për shumë hite të cilat kanë thyer rekorde dëgjimesh si “Benim”, “Holocaust”, “Teori” etj.

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Genta Ismajli publikoi këngën “Zjarr”.