Genta Ismajli dhe Huseyin Usta po planifikojnë të martohen?

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta po planifikojnë të martohen?

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, gjatë kësaj kohe është kthyer në një nga emrat më të përfolur në media.

Kjo pasi që u kuptua se po bëhet nënë për herë të parë dhe se tani u konfirmua që është në pritje të binjakëve, një vajzë dhe një djalë.

Genta së fundi në Instagram ka publikuar një tjetër video derisa po intervistohej nga makina ku ndodhej së bashku me partnerin e saj, Huseyin Usta.

“Genta ke ndonjë surprizë për ne?”, ka qenë pyetja drejtuar asaj.

Genta dhe Usta

Ndërkohë që përgjigja e Gentës ka qenë e drejtpërdrejt duke shtuar, “Po i kam dy”.

“Paskemi një dasmë”, vazhduan më tej pyetjet ndaj 37-vjeçares ku theksoi, “E gjete”.

Nuk dihet nëse kjo gjë është e vërtetë, nëse çifti po planifikojnë për një ceremoni por që tashmë në media është duke u përfolur për një dasmë të mundshme.

Në anën tjetër, Genta ka kohë të gjatë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Fero./Insajderi.com