
Këngëtarja e shumë hiteve, Genta Ismajli, ka kohë që është shkëputur nga ‘bota mediatike’, Madje edhe prurjet e saj në muzikë janë pak më të rralla se të artistëve të tjerë, njofton Insajderi.
Genta është e rezervuar edhe sa i përket jetës private.
Kjo mbase për shkak se është e lumtur dhe dëshiron që tërë kohën të ia kushtojë të fejuarit të saj turk, Huseyin Usta, i cili jeton në Zvicër e me të cilin artistja ka mbi dy vite që është e lidhur.
Usta ka befasuar me disa nga postimet e tij të fundit në InstaStory, ku ka shfaqur disa imazhe të Gentës, jashtë linjave të saj të zakonshme të trupit.
Në videon e publikuar nga i dashuri i saj, këngëtarja nga Gjilani duket më e shëndoshë e veshur në një veshje sportive të shkurtër ngjyrë të zezë.
Me të parë këto imazhe, shumë prej fansave të Gentës kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të këngëtares – gjë për të cilën ajo asnjëherë nuk ka folur deri më tash./Insajderi.com