Genta Ismajli është ndër këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar, tash e 16 vite ajo arriti të jetë e pranishme ne ekranet televizive, ne koncerte e në festivale të shumta.
Genta numëron një numër të madh të hiteve dhe të trofeve gjatë karrierës së saj të bujshme muzikore.
Këngët e Gentës kanë kaluar edhe kufijtë shqiptar, hiti i saj “Dy Dashni” ka arritur të dëgjohet me të madhe edhe ne Turqi dhe Rusi, nga edhe Genta ka siguruar raporte dhe bashkëpunime edhe me artist të njohur nga Turqia.
Genta këtë vit duket se po e përmbyll suksesshëm, ndonëse nuk ishte shumë e angazhuar me projekte muzikore, jeta sentimentale duket se po i ecën mirë.
Pas një kohe të gjatë “single”, këtë vit Genta Ismajli vendosi ta bëj publike lidhjen e saj me biznesmenin Turk.
Kjo lidhje duket se po ju shkon për mrekulli dhe biznesmeni Turk duket të jetë i dashuruar shumë në këngëtaren tonë, kjo duke u bazuar në dhurata të shumta dhe të veçanta që i ka bërë ai Gentës këto ditë.
Emri i Gentës u shënua në urën e famshme të Besfortit që lidhë Evropën me Azinë, aty u shkrua “Të dua Genta” në gjuhen turke.
GENTA SURPRIZOHET NGA I DASHURI HUSEYIN USTA, URA E BOSFORIT NDRIÇON ME EMRIN GENTA DHE ME FJALË DASHURIE
Lule dhe dhurata të tjera të panumërta kanë rrjedh në internet me apo pa dashjen e këngëtares.
Mirëpo dhurata e fundit që po përfolët ta ketë pranuar Genta, ka marruar vëmendje të madhe nga të gjithë.
Në bazë të fotos që ka publikuar këngëtarja, kuptohet që përveç buqetës së madhe me lule, ajo ka pranuar dhuratë edhe një veturë luksoze.
Bëhet fjalë për veturën e tipit Range Rover Vogue, çmimi i të cilës mund të shkoj në vlerë mbi 100 mijë euro.
Por si duket për Gentën nuk është kjo ndonjë shumë e madhe, bazuar në të ardhurat e saj të majme si këngëtare dhe në pasurin e të dashurit të ri të saj.
Ky vit edhe në aspektin profesional ka qenë i suksesshëm për këngëtaren, ndonëse ka publikuar vetëm një projekt, ajo ka rritur të bëj bashkëpunime me artist nga Turqia ku po pritet të debutoj fuqishëm në tregun turk të muzikës.