Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke, ja çfarë shkruajnë për këngëtaren

Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke, ja çfarë shkruajnë për këngëtaren

Prej disa javësh, këngëtarja Genta Ismajli ndodhet në Turqi ku edhe po punon për një projekt të ri muzikor me një artist vendas.

Ende pa zbuluar asnjë detaj për projektin, Genta ka pushtuar mediat vendase, ku edhe shfaqet në shumë faqe të para gazetash.

Edhe pse këngëtarja është treguar tejet e rezervuar sërish mediat kanë arritur të mësojnë detaje.

Sipas tyre, Genta po qëndron në Turqi  pasi është duke e përgatitur një bashkëpunim me një nga artistët më të njohur e më të dashur.

“Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret’, shkruan një media turke. Megjithatë është mësuar se ajo do të bashkëpunojë me Cezan.

Gjithashtu është mësuar se një pjesë e tekstit të Gentës do të këndohet në gjuhën turke.

Këngëtarja, prej kohësh poston nga Turqia vendi i bukur turk, ku është parë në hotele luksoze e darka romantike në jaht.

Gjurmët e Albin Kurtit dhe fëmijëria e tij

Gjurmët e Albin Kurtit dhe fëmijëria e tij Rrëfimet ekskluzive të familjarëve dhe të afërmve të Albin Kurtit.Morëm rrugën për të takuar personat që rrëfejnë për herë të parë fëmijërinë e Albin Kurtit, kësaj here nga vendi prej nga e ka prejardhjen ai, në fshatin Sukubinë të Malit të Zi.- Çfarë kishte fiksim Albin Kurti?- Pse e linte në gjysmë lojën me fëmijët e tjerë?- Cili ishte sporti dhe lënda që i pëlqente më së shumti kryeministrit në ardhje?- Pse babai i tij nuk e ndihmonte në detyrat e matematikës?Të gjitha këto do të mund t`i kuptoni në reportazhin e realizuar nga Insajderi në Sukubinë, Katërkollë e Ulqin.

Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 31. Oktober 2019