Genta Ismajli ka bërë foto profesionale me të dashurin e saj ndërsa njëra ndër fotot që çifti kanë postuar, ka ngjallur dyshime për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.
Në një foto të publikuar së fundmi nga Usta, të gjithë po dyshojnë se ky moment ka ardhur dhe dëshira e këngëtares po bëhet realitet!
Në foton në fjalë, Genta shihet pranë partnerit e veshur me një fustan të gjatë dhe në sy bie barku më i rrumbullakosur se zakonisht.
Ky detaj është vënë re dhe nga fansat të cilët kanë pyetur në komente nëse Genta është shtatzënë, madje të tjerë e kanë bërë fakt të kryer duke e uruar për shtatzëninë.
Megjithatë gjithçka mbetet thjesht një aludim, pa një konfirmim zyrtar nga çifti.
Së fundi në një intervistë Genta ka thënë: “Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”.