Genta paralajmëron këngën e re me “Twerk” (Video)

Genta paralajmëron këngën e re me “Twerk” (Video)

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli po shijon momente të mira në jetën e saj personale dhe profesionale.

Ditë më parë u zbulua se këngëtarja tashmë është në një lidhje, ani pse ajo çdo herë ka mbajtur sekret jetën e saj private. Ndërsa në aspektin profesional po i ecën po ashtu mirë, në mediat turke po shkruhet për të dhe për duetin e saj të ardhshëm me këngëtare me famë atje.

Para pak ditësh Genta publikoj një video interesante, në sfond dëgjohet një këngë e padëgjuar më parë qe duket se është kënga e ardhshme e Gentës.

U fol shumë për bujën e saj në Turqi dhe për bashkëpunimet e saj andej, e si duket kjo është kënga që po pritet të lansohet nga këngëtarja.

Genta në këtë video duket në formën e saj më të mirë, me vallëzim dhe me energji siç din vetëm ajo të prezantohet.

Për më shumë detaje rreth këtij projekti do të njoftoheni ditët në vazhdim.

Ja vidoe ku paralajmërohet bashkëpunimi i shumëpritur: