
George Clooney u bë krye tema e mediave rozë kur zbuloi se ai pret vetë flokët e tij. Përveç kësaj, gjatë pandemisë ai ka prerë flokët e djalit dhe bashkëshortes së tij, por jo edhe të vajzës, njofton Insajderi.
“Ne nuk i kemi prerë flokët e vajzës, janë shumë të gjata dhe duken shumë bukur”, tha aktori në episod të “Screen Tests with Lynn Hirschberg”. “Nuk kam prekur flokët e saj. Po ta bëja do të futesha në telashe. Bashkëshortja ime do më vriste”.
Përveçse ka luajtur berberin në shtëpi, aktori i “Midnight Sky” ka qenë i zënë edhe me punët e shtëpisë. “Si hobi, kam larë rrobat e familjes”, ndau ai. “Kam larë enë çdo dreq dite sepse këta fëmijë të gllabërojnë. Del se enët duhet larë çdo herë”. /Insajderi.com