
George dhe Amal Clooney kanë bërë dhurime të mëdha për tre bamirësi libaneze pasi kryeqyteti Bejrut u trondit nga një shpërthim vdekjeprurës, njofton Insajderi.
Të paktën 135 njerëz u vranë dhe më shumë se 5,000 mbetën të plagosur kur një shpërthim, i dukshëm i shkaktuar nga një zjarr aksidental në një port, u përhap nëpër qytet.
Vende në të gjithë botën, përfshirë Britaninë e Madhe, janë zotuar për ndihmë.
Clooney-t, të cilët jetojnë në Britani, kanë dhuruar 100,000 dollarë amerikanë për tre bamirësi në Liban.
Avokatja për të drejtat e njeriut Amal, 42 vjeçare, lindi në Bejrut. “Ne jemi të shqetësuar thellësisht për njerëzit e Bejrutit dhe shkatërrimin me të cilin janë përballur ditët e fundit”, tha çifti në një deklaratë të marrë nga agjencia e lajmeve PA.
Ata kanë dhuruar para për Kryqin e Kuq të Libanit, Impact Liban dhe Baytna Baytak. /Insajderi.com