Georgina Rodriguez merr dhuratë në vlerë 124 mijë euro nga Ronaldo

Georgina Rodriguez merr dhuratë në vlerë 124 mijë euro nga Ronaldo

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo çdo herë ka treguar dashurin dhe respektin që ka për partneren e tij, Georgina Rodrigez.

Ai këtë së fundi e ka treguar edhe në befasinë e çmuar që ai i ka bërë asaj.

Ylli i Manchester United ka zgjedhur një kabinet bizhuterish në madhësi gjigante, ku aty ajo mund t’i sistemojë të gjitha gjërat që ka.

Kabineti i bizhuterive është nga marka e njohur “Louis Vuitton” dhe kap vlerën e 124 mijë dollarëve, derisa modelja ka treguar se ka ngelur e habitur nga dhurata që i ka bërë Ronaldo.

“Kam mbetur pa fjalë”, ka shkruar Georgina në gjuhën spanjolle.

Georgina ditë më parë ka thënë se dëshiron që futbollisti t`i propozojë martesë, por nuk është në dorën e saj.

“Nuk varet nga unë … Uroj,” u thotë ajo miqve të saj gjatë darkës, duke i dhënë një shenjë dashurie të dashurit të saj.

Javën e kaluar, mamaja e Ronaldos, Dolores Aveiro, hodhi poshtë zërat se ajo ka një marrëdhënie të vështirë me partneren e djalit të saj Georgina.

Ajo deklaroi se Georgina është një “vajzë e mirë” dhe një “mbështetje e madhe” për sulmuesin e Man United.

 

Ndryshe, Ronaldo dhe Goergina ka vite që janë bashkë dhe nga lidhja e tyre çifti kanë vetëm një vajzë të quajtur Alana, ndërsa sulmuesi ka edhe tre fëmijë tjerë nga lidhjet e më hershme./Insajderi.com