
Pas një lidhjeje gjashtë vjeçare, familja e moderatores, Marina Vjollca edhe reperit, Getoar Selima po zgjerohet.
Ndonëse Marina ia ka dalë suksesshëm të mbajë hermetike pritjen e ëmbël në katër muajt e parë, detaje të tjera janë bërë të ditura.
Ata do të bëhen prindër të një fëmijës së tyre të parë, e cila sipas burime të Prive do të jetë vajzë.

Kujtojmë që aludimet e shtatzënisë ditë më parë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho.
I njëjti në një intervistë për ‘Pushimet on Top’ ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të ‘Revista Who’ do të jetë një personazh që do të bëhet nënë.

Rexho nuk e ka treguar emrin, por ka shtuar se bëhet fjalë për një bionde, i shoqi i së cilës është po ashtu i famshëm.
“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”, është shprehur gazetari./Insajderi.com