Rep-artisti i njohur, Getinjo gjatë ditës së sotme feston ditëlindjen e tij të 30-të, shkruan Insajderi.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka postuar në rrjete sociale, teksa shume fansa dhe të afërt të tij kanë uruar reperin.
Shumë nga artistet e njohur uruan ditëlindjen e tij, por vëmendjen e pati vëllai i tij, Mozzik.
Në anën tjetër, reperi kishte shkruar në Instagram një mesazh për ditën e tij të veçantë.
“Unë nuk jam duke u bërë më i vjetër, por më i mirë dhe më i madh”, u shpreh Getinjo.
Ndërkohë theksojmë se “S’jam dorzu” është kënga e tij e fundit, që erdhi si duet me Stresin.
Ndërsa,këngëtari ende nuk ka bërë ndonjë paralajmërim për këngë të re për sezonin veror./Insajderi.com