Që nga fillimi i pandemisë, javët e fundit Kosova ka parë shpërthimin më të keq të virusit.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë infektuar 479 të tjerë, njofton Insajderi.
Ndërkaq, që sot u shënua rekord i kobshëm më vdekje brenda një ditë, Getinjo publikoi edhe rezultatet e testit për COVID-19, që i kreu në Ferizaj.
Nuk dihet se pse reperi bëri testin fillimisht, por që për fatin e tij të mirë, ai rezultoi negativ.
Kujtojmë se reperi po vie në bashkëpunim me vëllain e tij Mozzik, për një këngë të re.
Ndonëse dy vëllezërit reperë nga Ferizaj, Getinjo dhe Mozzik bashkëpunuan për një këngë në albumin e ri të këtij të fundit, dyshja kanë më shumë se dy vjet që nuk kanë sjellë një videoklip.
I fundit videoklip që i pamë ata së bashku është për këngën “Para Siempre” që u publikua në tetor të vitit 2018.
Xhirimet për një videoklip të ri kanë përfunduar, dhe do të jetë ky që do të përmbyll një tjetër vit artistik për ta.
Kënga e re mban titullin “El Chapo” nga Getinjo pjesë e së cilës është edhe Mozzik. Videoklipi do të publikohet me 11 dhjetor. /Insajderi.com
View this post on Instagram