Getoar Selimi ishte frymëzimi dhe shtysa për një nga këngëtarët tanë më të dashur

Getoar Selimi ishte frymëzimi dhe shtysa për një nga këngëtarët tanë më të dashur

I ftuar në “Pardon My French”, Irkenc Hyka zbuloi disa detaje nga jeta e tij profesionale, dhe se si Getoar Selimi ishte ai që e bindi atë t’i futej muzikës, njofton Insajderi.

Ka disa vite që është në skenë duke krijuar këngë hite edhe për të tjerë, por në fillimet e tij kishte mëdyshjet e veta.

“Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për tu përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “O vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh?” ka qenë Getoar Selimi. Kemi qenë në studio dhe dëgjonte demot e mia dhe thoshte “Dil këndo”. Dhe ai ka qenë një nga ‘xixat’… realisht ka qenë person frymëzues sepse ka 20-të e ca vite në treg”, shprehet ai.

Para më pak se një javë, Hyka lansoi edhe këngën e tij të re me titull “Dehur” që është shoqëruar edhe me videoklip.

Gjatë intervistës ai thotë se e gjitha është krijuar shumë spontanisht, dhe është i lumtur për kritikat e mira që ka marrë nga publiku i tij. /Insajderi.com