Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me kantautorin e njohur

Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me kantautorin e njohur

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Getoar Selimi, ka paralajmruar fansat e tij së shumë shpëjtë do ta sjëllë projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Insajderi.

Ai nuk zbuloi shumë detaje fillimisht, duke publikuar thjeshtë një fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej me disa bashkëpunëtorë përreth, ndërsa të ënjtën ai zbuloi së bëhet fjalë për kantautorin Stine.

Ky i fundit e konfirmoi vet bashkëpunimin duke publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit me Getin, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Shumë shpejt”, shkroi Stine në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa bënte të ditur se kjo këngë do të mbajë titullin “Andiamo”.

Kjo nuk është hera e parë që këta dy emra bëhen bashkë, pasi Geti dhe Stine kanë bashkëpunuar edhe më parë, kur Geti dhe Agon Amiga ishin pjesë e grupit Tingulli 3nt./Insajderi.com