Dyshja, krijuese e hiteve me miliona klikime si “S’jena mo”, “Ajo” dhe “Malena”, po vijnë sërish në një tjetër bashkëpunim, njofton Insajderi.
Ditëve të fundit ata kanë ngacmuar ndjekësit e tyre se një këngë e re është rrugës, ndërsa me disa postime në Instagram, ata zbuluan emrin e këngës që është “Hajde te baba”.
Për shumë gjatë është përfolur për një album të përbashkët mes dyshes, dhe gjithçka tani është konfirmuar. Ghetto Geasy dhe Majk po sjellin albumin që mban titullin “Vaksina” – inspiruar nga situata momentale ndoshta(?).
“Hajde të baba” publikohet gjatë ditë së sotme në ora 19:00, dhe fansat janë shprehur të padurueshëm duke mirëpritur bashkëpunimin e ri. /Insajderi.com
View this post on Instagram