Marina Vjollca më 17 maj festoi ditëlindjen në një festë me të ftuar prej më të njohurve të showbizit shqiptar.
E duke mos munguar dhe urimet e veçanta drejtuar bukuroshes, patjeter që urimet më të ëmbëla ishin nga e motra, Luana dhe bashkëshorti Getoar Selimi.
Por, dhuratat për 31 vjeçaren nuk ndaluan, ishte repartisti Geti që i bëri një dhuratë shumë speciale.
Ai i ka ndërtuar me duart e veta një skulpturë me portetin e gruas së tij.
Ylli i “Klanifornia” e lumtur nga kjo ndau dy fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet Geti duke bërë skulpturën, dhe të përfunduar.
Moderatorja poshtë saj ka shkruar: “Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura në jetë! Të dua pafund Jeta ime. Veç lumturi më fal”. /Insajderi.com