Gigi Hadid bën thirrje për të votuar me selfie-n e parë pas shtatëzanisë

Gigi Hadid bën thirrje për të votuar me selfie-n e parë pas shtatëzanisë

Gigi Hadid tregoi fizikun e saj pas lindjes së foshnjës ndërsa kishte postuar një selfie në rrjetet sociale, të parën që prej lindjes së vajzës së saj të vogël.

Modelja 25-vjeçare, e cila kohët e fundit lindi fëmijën e saj të parë me Zayn Malik të One Direction, dukej bukur duke pozuar ndërsa u bënte thirrje qytetarëve të SH.B.A.-së të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Në foto, Gigi veshi një palë pantallona të verdha dhe një bluzë të zezë të stolisur me fjalën “voto” në pjesën e përparme.

Duke ndarë një koleksion të fotove me 60.1 milion ndjekësit e saj në Instagram, modelja bjonde u dha fansave të saj informacion të dobishëm se si të votojnë herët.

Në shënimin e saj të gjatë poshtë fotos, Gigi zbuloi se ajo tashmë ka dhënë votën e saj dhe kishte marrë vendimin e saj bazuar në të ardhmen që dëshironte që vajza e saj të gëzonte./Insajderi.com

Burimi: Mirror