Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë këtë muaj dhe, me sa duket, ajo lindi në një fermë.
Këtë informacion së pari e solli revista Page Six, i cili raporton se “burime” (me sa duket afër këngëtarit dhe nënës së re) i thanë gazetës se Hadid lindi në një fermë në Pensilvaninë rurale, njofton Insajderi.
Burimet pa emër gjithashtu i thanë gazetës se vajza e Hadid dhe Malik lindi më 19 shtator dhe se çifti ishin “izoluar në fermë që nga maji, dhe kohët e fundit thuhet se po ndanin kohën e tyre midis Pensilvanisë dhe Manhatanit”.
Ferma në fjalë thuhet se është afër një që nëna e Hadid, Yolanda, zotëron në zonë. Raporti i Page Six gjithashtu vuri në dukje se raportet e mëparshme sugjeronin që Malik kishte blerë më parë fermën pranë Yolandës, ku ai “rrit domate, tranguj dhe qershi dhe i pëlqen të ngasë motocikletën” dhe se ai dhe Hadid kanë një kalë të quajtur Cool. /Insajderi.com