
Supermodeja e pistave botërore, Gigi Hadid, ka ndërruar profesionin për pak kohë, duke u shëndrruar në fotografen personale të së motrës, Bella Hadid, rapoton ID, shkruan Insajderi.
Fotografitë janë të llojit polaroid, të cilat u realizuan në Bottega Veneta. Për veshjet u kujdes Julia Sarr-Jamois, ndërsa drejtues i kastingut ishte Samuel Ellis Scheinman./Insajderi.com