Pas disa muajsh spekulimesh nga fansat, Gigi Haqdid zbuloi emrin e vajzës së saj, i cili është Khai.
Emri i vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik, Khai, duket se nderon rrënjët e tyre, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.
Një burim i tha TMZ-së se Khai është homazh për gjyshen atërore të Hadid-it, e cila kishte emrin Khairiah.
Fansat sugjerojnë se Khai do të thotë “i kurorëzuar” në arabisht, ndërsa Malik do të thotë “mbret”, duke përkthyer fjalë për fjalë emrin e saj në “mbret i kurorëzuar”.
Njerëzit gjithashtu komentuan se Khair është emri i mesëm i motrës së vogël të Gigi, Bella Hadid.
Çifti nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me kuptimin që qëndron pas emrit. /Insajderi.com