Gigi Hadid dhe i dashuri i saj Zayn Malik, pritën disa muaj para se të zbulonin emrin e vajzës së tyre.
Këtë e zbuloi mami me një ndryshim në bio-n e saj në Instagram ku shkruan: “Mami i Khai-t”, njofton Insajderi.
Hadid dhe Malik njoftuan për lindjen e vajzës së fund shtatori të vitit të kaluar.
“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur,” -shkroi Zayn në një status më 23 shtatori. “Të provoj të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim,”- shtoi ai. “Mirënjohës për njohjen e saj, krenar për ta quajtur timen, dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”
View this post on Instagram
Disa orë më vonë, Gigi postoi një foto të dorës së Zayn teksa mban dorën e Khait. “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë,” shkroi 25-vjeçarja. “Në dashuri”.
View this post on Instagram
Deri më tani çifti nuk kanë zbuluar portretin e vogëlushes po zbuluan emrin e saj pas muajsh spekulimesh nga fansat. /Insajderi.com