Gjakovarit të “O Sa Mirë” bashkëshortja ia organizon një befasi në një klub nate

Gjakovarit të “O Sa Mirë” bashkëshortja ia organizon një befasi në një klub nate

Në vitin 2013 u bë pjesë e një prej serialeve më të shikuar në vend, “O Sa Mirë”, dhe që atëherë u bë figurë e dashur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Edi Kastratin, i cili në projektin e lartcekur televiziv luan rolin e gjakovarit me emrin, Arbnor Ramabaja.

Pos jetës prej aktorit, ai ka edhe një jetë private të cilin e ruan me xhelozi të madhe dhe rrallëherë e ekspozon në rrjetet sociale.

Së fundi, artisti ka pasur datëlindjen dhe me këtë bashkëshortja i ka organizuar një befasi të këndshme në një prej klubeve të natës.

Nora Kusari, gruaja e aktorit, kishte ftuar disa miq të tij në klub gjersa ndërkohë erdhën disa fishekzjarrë të vendosura në shishe me alkool.

Ndryshe, Kastrati është i martuar tash e sa vite me bukuroshen Kusari, me të cilën kanë dy djem, Enzon dhe Edenin.