Nuk po funksionon më

Gjatë karantinës, aktorja e kuptoi se martesa e saj nuk kishte shpëtim

Divorci i befasishëm i Kelly Clarkson nga burri i saj prej gati shtatë vitesh, Brandon Blackstock, ndodhi për shkak të asaj që ajo kuptoi lidhja e tyre nuk kishte shpëtim teksa po karantinoheshin në Montana, raporton Entertainment Tonight, transmeton Insajderi.

Gjatë karantinës, aktorja e kuptoi se martesa e saj nuk kishte shpëtim

Një burim foli për ET duke zbuluar arsyen pse Clarkson paraqiti letrat për divorc nga Blackstock javën e kaluar. Blackstock dhe Clarkson kanë dy fëmijë së bashku. Ai është gjithashtu menaxheri i saj.

“Kelly dhe Brandon kishin pasur probleme për disa muaj dhe po bënin një përpjekje të vetëdijshme për të zgjidhur gjërat”,  tha burimi. “Ata të dy shpresuan që karantinimi larg Los Angelos në Montana do t’i ndihmojë ata të zgjidhin problemet në martesën e tyre, por përkundrazi ndryshimi në mjedis ishte në të vërtetë i dëmshëm”.

“Koha e vazhdueshme së bashku dukej se do ta përkeqësonte një situatë tashmë sfiduese”, shtoi burimi. Karriera e Clarkson “definitivisht ndihmoi për të mbajtur mendjen e saj larg gjërave, por kjo periudhë i dha asaj kohën që i duhej për të menduar për jetën dhe martesën e saj.”

Burimi tha se si Blackstock ashtu dhe Clarkson i ishin “trembur” procesit të divorcit që filloi disa javë më parë. Por Clarkson “e dinte që ajo thjesht duhej të ndiqte zemrën e saj dhe më në fund kuptoi se divorci ishte opsioni i saj i vetëm”.

Entertainment Tonight raporton se Clarkson kishte kontratë paramartesore,të cilën aktorja kërkon që gjykata ta zbatojë, njofton Insajderi. Ajo kërkoi kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore të dy fëmijëve të tyre.