Gjatë një darke me Erën, Nora Istrefi debuton me model të ri flokësh

Gjatë një darke me Erën, Nora Istrefi debuton me model të ri flokësh

Përveç talentit, suksesit, jetës private dhe stilit, Nora Istrefi komentohet dhe adhurohet gjerësisht për flokët e gjatë më volum që gjithnjë duken të shëndetshëm, njofton Insajderi.

Ndonëse jo rrallë herë e kemi parë më ngjyra të ndryshme flokësh, ajo së fundmi u paraqit me një prerje të re, dhe Nora tani ka balluke, njofton Insajderi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Era e cila momentalisht gjendet në Kosovë dhe Nora u bënë bashkë për një darkë mes motrash, e natyrisht që disa postime në Instagram janë të rendit.

Përndryshe, emri i këngëtares së fundmi u pa në titujt e mediave rozë pas intervistës së fundit për “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Ajo pas shumë kohësh, foli për periudhën pas divorcit me muzicientin Robert Berishën, dhe si e vogla e tyre e përjetoi ndarjen e prindërve.

“Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

Këngëtarja thekson se ajo dhe ish-bashkëshorti mbajnë raporte shumë të mira më njëri tjetrin që vogëlushja Renee të mos ndjejë asnjë boshllëk gjatë rritjes së saj. /Insajderi.com