Gjendet e vrarë ylli i Instagramit dhe manekinia irakiane

Tara (22), ylli i Insagramit dhe manekine, është vrarë me tri plumba. Ajo ka pasur miliona ndjekës të cilët zbulojnë arsyen e vrasjes së saj.

Gjendet e vrarë ylli i Instagramit dhe manekinia irakiane

Ylli irakian i Insagramit dhe modeli Tara Fares, 22 vjeçe, është vrarë të enjten në Bagdad, kur në të ka qëlluar sulmuesi i panjohur.

Ministria e brendshme e Irakut ka kumtuar se menjëherë janë nisur hetimet për ta zbuluar vrasësin.

Trupi i Taras menjëherë është transportuar në spitalin Shek Zaid në orën 5:45 sipas kohës lokale, mirëpo mjekët vetëm kanë mundur ta konstatojnë vdekjen, duke precizuar se vajza është qëlluar me tri plumba.

Ish mbretëresha e bukurisë, e cila ka pasur gati tre milionë ndjekës në Instagram, ka jetuar në Erbil, kryeqytetin irakian të Kurdistanit, por rregullisht e ka vizituar Bagdadin.

Pasi është konfirmuar lajmi për vdekjen e Taras, ndjekësit e saj kanë filluar të përshëndeten me të nëpër rrjete sociale, me komente se ka pësuar një vajzë e re e cila luftonte haptas kundër qëndrimeve konservative ndaj grave në Irak.

Vdekja e saj ka pasur vetëm disa ditë pasi në Basra është vrarë Suada al-Alia, aktiviste për drejtat e njeriut./Insajderi.com.