“Gjeni pak kush do martohet këtë vit?”- Luana Vjollca jep detaje rreth ‘dasmes’

“Gjeni pak kush do martohet këtë vit?”- Luana Vjollca jep detaje rreth ‘dasmes’

Luana Vjollca sapo zbuloi emisionin e radhës në të cilën do ta shohim në ekranet televizive.

Gjatë ditës së djeshme, Luana Vjollca bëri një postim që ngjalli shumë komentim në rrjetet sociale, pasi moderatorja u duk se i konfirmoi thashethemet për një martesë të mundshme të saj këtë vit.

Për këtë po flitet tash e sa ditë, duke u thënë se Luana do t’i japë fund beqarisë me një martesë pikërisht gjatë 2020.

Mirëpo, kjo ende nuk është konfirmuar siç e menduam!

Luana me anë të atij postimi ka filluar me paralajmërimet për emisionin e ri në të cilin po punon dhe që do të fillojë të shfaqet së shpejti në Top Channel.

Ajo fillimisht postoi një foto në të cilën dukej pyetja: “Gjeni pak kush do martohet këtë vit?”