
Jelekët ose pulovrat e thurur me shtiza me shumë gjasë ju kujtojnë veshjet e gjyshit tuaj – por po del të jetë një nga tendencat më të papritura, që u prezantuar në javën e modës nëpër botë.
Gratë dhe burrat që ndjekin modën, po e integrojnë jelekun e thurur në mënyrën shumë të bukur në veshjet e tyre.
Etiketuar prej kohësh si një krim kundër modës, pulovrat e thurura pa mëngë janë bërë preferenca e vitit 2020 pasi të famshëm si ikona e pop-it Harry Styles deri te supermodelja Elsa Hosk, kanë përqafur atë në stilin e tyre.
Rimishërimi i pulovrit filloi në Skandinavi në fillim të vitit 2019, kur brendet daneze “Ganni” dhe “Stine Goya” dhe suedezja e preferuar “Acne Studios” filluan të shesin jelekë të thurur pa mëngë, që duken sikur i vodhën nga dollapi i gjyshit tuaj.
Më poshtë mund të frymëzoheni nga disa kombinime të bukura që në theks vënë jelekun e thurur. /Insajderi.com