Jeta në film vs. Jeta Reale

Gjërat që ndodhin vetëm në filma

Gjërat që ndodhin vetëm në filma

Jeta do të ishte shumë më e thjeshtë por më tërheqëse në të njëjtën kohë nëse gjërat funksiononin ashtu si në filmat tanë të preferuar. Djemtë e mirë do të shpëtonin ditën në minutën e fundit. Aventurat e një jete mund të ndodhin në çdo moment. Dhe dashuria juaj e vërtetë po ju pret tek kthesa tjetër. Por kjo nuk është se si funksionon bota reale.

Në një bisedë të nisur në Reddit, njerëzve u kërkohet të shpjegojnë diçka që ndodh në filma por jo edhe në jetën reale, shkruan Bored Panda, transmeton Insajderi.

Dhe përgjigjet me të vërtetë na lanë të mendohemi për disa sekonda. Çfarë ndodh në filma por jo dhe në jetën reale:

Gratë mbesin të ngujura në xhungël për muaj të tërë, dhe ende janë pa asnjë qime në trupin e tyre, grim të kuruar dhe flokë të krehur.

Sheena: Queen of the Jungle Marvel Movie Nobody Remembers | The ...


Shoferi largon shikimin nga rruga për 10 sekonda të plotë gjatë ngasjes për të biseduar me dikë.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


“Përmirësimi” i një imazhi të cilësisë tejet të dobët në një imazh të zmadhuar me qartësi të përsosur.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


Të punosh si kamariere dhe të jetosh në një apartament të madh, me frigorifer të mbushur plot dhe rroba të shtrenjta.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


Të zgjohesh me grim dhe flokë të rregulluara në perfeksion.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


Kudo ku detektivi duhet të shkojë, ai gjithmonë gjen një vend parkimi pikërisht përpara vendit ku do të ndalet.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


Mami bën një mëngjes të bollshëm dhe i shtron të gjitha bukur në tavolinë. Fëmijët dhe burri rrëmbejnë një kifle dhe dalin nga shtëpia duke shpërfillur të gjithë ushqimin.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


Policia merr një mostër të ADN-së dhe rezultatet janë gati brenda një ore.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


Duke vrapuar me take të larta si një atlet olimpik.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life


U kërkon miqve tuaj që t’ju takojnë në një kohë dhe vend të paracaktuar pa sqaruar pse.

The Proper People on Twitter: "Take the stage. #theproperpeople ...

 

Plumba të pakufizuar dhe saktësi 100% kur vret djemtë e këqinj.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life

 

Njerëzit që nuk bërtasin në agoni absolute kur pushkatohen ose goditen me thikë në stomak.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life

 

Një tip futet në dhomë dhe i jep detektivit një dokument me 30 faqe. Detektivi që po merr dokumentin shikon në faqen e parë për një nanosekond dhe menjëherë di gjithçka që ka për të ditur në lidhje me këtë rast.

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life

 

Vrasësi serial thjesht qëndron aty duke të shikuar dhe të jep kohë të mjaftueshme për të ikur. /Insajderi.com

Normal-In-Movies-Never-Happens-In-Life

Përshtatur nga Bored Panda.