Gjeti dashurinë dhe tani po shet shtëpinë – brenda vilës miliona dollarëshe të Zac Efron

Gjeti dashurinë dhe tani po shet shtëpinë – brenda vilës miliona dollarëshe të Zac Efron

Zac Efron u zhvendos në Australi në mars të këtij viti, ku u përfol se po qëndron atje me të dashurën e tij, Vanessa Valladares.

Një shenjë tjetër se ai është në Australi për të qëndruar është edhe fakti se ai po shet shtëpinë e tij në Los Angeles për 7.8 milionë dollarë, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Siç raportoi 9Honey, aktori tani 33 vjeçar, bleu shtëpinë para shtatë vjetësh për 5.8 milionë dollarë.

E vendosur në lëndinën e ulët mbi Hollywood, prona prej 520 metrash katrorë ka një pamje në horizontin e qendrës së qytetit.

Shtëpia dykatëshe ka katër dhoma gjumi dhe katër banja e gjysmë, përveç një bujtine të veçantë me një dhomë gjumi. Bujtina aktualisht përdoret si një palestër, e kompletuar me një sauna.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e shkrepura brenda shtëpisë së aktorit. /Insajderi.com