Pas ndërrimit të motmoteve, festa në familjen Gjikolli nga Peja nuk ka të mbaruar. Reperi Gjiko, po feston ditëlindjen e tij të 30-të, dhe një aheng i bukur ishte në rend, njofton Insajderi.
Bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, ndau një postim në llogarinë e saj për të uruar bashkëshortin.
Ajo publikoi një fotografi që ishte pjesë e një fotosesioni të realizuar më herët nga fotografi i famshëm Norik Uka.
“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time. Të dua”, shkruan ajo përkrah fotografisë.
View this post on Instagram
Më vonë ajo ndau edhe pamje nga festa, e cila ishte e menduar në çdo detaj, që nga dekori dhe 30 dhurata për ‘djalin e ditëlindjes’ që u bë 30 vjeçar.
Të ftuar ishin familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit që janë në pritje të fëmijës së dytë. /Insajderi.com