Gjiko nuk e do në emisionin e bashkëshortes, por darkon me Milaim Zekën

Gjiko nuk e do në emisionin e bashkëshortes, por darkon me Milaim Zekën

Hiç më larg se para dy javësh, deklarata e Gjikos se nuk do donte që bashkëshortja e tij, Elita Rudi, të intervistonte sërish Milaim Zekën, pushtoi rubrikat rozë.

Asdren Gjikolli që njihet me pseudonimin, Gjiko, i ftuar në emisionin “NIN”, në rubrikën “Haje ose Thuaje”, Elita Rudi e pyet se cili i ftuar nuk të ka pëlqyer dhe nuk do doje ta intervistoja më. Ai përmend emrin e gazetarit, Milaim Zeka, duke thënë, “Është i rëndë. Mund të shkojë në çfarëdo emisioni, por jo të gruaja ime”.

E kjo përgjigje erdhi si arsye se rreth katër vjet më parë, Elita intervistoi Zekën në një emision në Tribuna Channel. Gjatë bisedës, ai komentoi gjoksin e moderatores.

“Imagjino ti të jesh në ISIS, po të shihnin gjoksin tuaj, asnjë nga ata nuk do të na gjuanin dhe të na vrisnin. Do hipnotizoheshin”, shprehet gazetari, duke komentuar edhe këmbët e të ftuarës tjetër, Besa Gaxherrit.

Por në darka të përbashkëta mes miqsh, çifti duket se shijojnë shoqërinë e Zekës, nisur nga një postim i reperit në Instagram. Gjiko ka ndarë një foto ku shihet duke darkuar me Elitën, Mihrije Brahan dhe Naim Abazin, si dhe çiftin Zeka. /Insajderi.com

No description available.