
Reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, shkruan Insajderi.
Ata që në momentin kur zyrtarizuan lidhjen e tyre ata kanë qenë në qendër të mediave rozë.
Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.
Ajo publikoi një fotografi të sajën me flokët e kapur në mënyrë fëmijërore, dhe Gjiko i tha se nuk i kishin hije.
Elita etiketoi Gjikon në postimin e saj ku shkruan me humor, ‘Gjiko po thotë nana e dy fëmijëve me kika nuk të kanë hije’.
Kujtojmë që Elita me Gjikon ka kohë që janë të martuar dhe kanë dy fëmijë./Insajderi.com