
Një prej repereve të para shqiptare, Gjira, ka paralajmëruar rikthimin.
Reperja e cila ishte e njohur për tekstet e saj kontraverse shumë vite më parë, duket se ka vendosur të rikthehet.
Kështu së paku shihet nga rrjetet sociale ku ajo ka lansuar pjesë të këngës së saj të re.
“Mjafton që e di që un s’kam faj, po ti je bal shko mytu n’mbal e baju”.
“Senet e hala n’banes ti jep & merr në të njëjtën kohë shpresë, hey alo nalu. #KëngaRe”, u shpreh Gjira në postimet e saj.
Trendi i repereve shqiptare duket se ka motivuar Gjirën që të kthehet.