Bebi #2

Gjira shtatzënë për herë të dytë

Gjira shtatzënë për herë të dytë

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Gjira ndau lajmin e ëmbël se ajo është shtatzënë. Kjo njëherësh është edhe shtatzënia e dytë e artistes.

“Ky djalosh do të bëhet një vëlla i madh shumë shpejt”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos së djalit të saj Mael.

View this post on Instagram

This lil man is going to be a big brother soon 💙😇👶

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

Para një muaji e pak, Maeli festoi ditëlindjen e tij të parë. Këtë rast kaq të veçantë në familjen e saj, Gjira e shënoi me një këngë kushtuar ditëlindjes së parë të vogëlushit të saj.

Kënga u shoqërua edhe më një video, përmbledhje e momenteve të bukura familjare.

“Kjo datë është shumë e veçantë për mua… dhe prandaj vendosa t’i jap emocioneve të mia një tingull… për Maëlin nga Mami”, kishte shkruar Gjira nën videon që kishte ndarë në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com