Gjira tregon si ishte dëshmitare e dhunës ndaj një vajzë në Prishtinë, flet për një eksperiencë personale

Gjira tregon si ishte dëshmitare e dhunës ndaj një vajzë në Prishtinë, flet për një eksperiencë personale

Vrasja tragjike e 18 vjeçares nga Ferizaj nga dy persona ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Pjesë e këtyre reagimeve janë bërë edhe personazhet publike, të cilët njëherësh janë të revoltuar e tejet të shqetësuar.

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe reperja, Gjira e cila ka treguar një përvoje personale.

 

Ajo ka treguar për një raste që ajo ka qenë prezentë kur një person e rrahtë një vajzë.

“Isha dëshmitare e dhunës disa herë në rrugët e Prishtinës kam parë raste kur njeriu e shtin në një qosh femrën që e do. Kaq fort edhe edhe i mshojke sa mujke”.

“Sa siklet me pa e mos me dit qysh me ndihmu, u sillsha poshte lart e kur erdh taksisti e pieta: A kishte mujt me më ndihmu me insist? As që e mendoj çka tha e po më përgjigjet, hajt motra jem se kumedit çfarë ka bërë ajo.
e këtu është thelbi – problem i gjithë kësaj çështje që duhet ta mendojmë shumë më thellë”, ka deklaruar ajo.

 

Ajo në fund i ka thënë një mesazh vajzave të reja.

“Femrave të reja që përjetojnë dhunë ndaj ‘i dashuri’ dua të ju them: Ai nuk të do ty e as veten e vet”, ka përfunduar ajo.

Të dielën një vajzë e vdekur u dërgua në spital, ndërsa tashmë policia ka arrestuar të dyshuarit./Insajderi.com