Ishte një bisedë mes modeles, Afërdita Dreshaj dhe mikur të saj shumë të mirë Eraldo Rexhës që të kuptonim se deri më tani e kemi thënë e shkruar gabim emrin e saj.
Na bën të ndjehemi më mirë fakti se as Rexha deri më tani nuk dinte si shkruhej saktë emri i mikeshës së tij më të mirë.
Teksa të dy po shkëmbenin mesazhe ne Whatsapp, ajo i thotë se në emrin e saj nuk ka fare “ë”. Pra është Aferdita jo Afërdita.
Po aq të befasuar sa ishim ne, ishte edhe ai, meqenëse modelja ka ndarë një fotografi të bisedës së tyre në Instagram duke shkruar: “Gëzohem që të njoha, shok i ngushtë. Sot e mori vesh emrin tim”.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të AfErditës në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com